Rakitiç: Komplimente CR7-ës për topin e 5-të të artë, por Leo është unik!

Mesfushori kroat i Barcelonës Ivan Raktic ka thurur elozhe për Kristiano Ronaldo fituesin e saposhpallur të Topit të Artë. Rakitiç në një intervistë e ka vlerësuar maksimalisht portugezin e Realit të Madridit por nga ana tjetër ish-lojtari i Sevillas nuk ka dyshime kur deklaron se shoku i tij i skuadrës te Barcelona Lionel Messi nuk krahasohet me asnjë futbollist tjetër.

“Me të gjithë respektin që kam për Cristiano Ronaldon një nga më të mirët e historisë, megjithatë për mua është dhe do të jetë Messi futbollisti më i fortë i të gjitha kohërave.Komplimente CR7-ës për Topin e 5-të të Artë por Leo është unik. Nuk ka vend për diskutime, ka vetëm një numër 1 në futboll dhe ai është Lionel Messi”, ka thënë Ivan Rakitiç.

Leave a Reply