Shaban Tërstena nesër ndan pesë “Oskare Olimpike” (VIDEO)

Pas shumë medaljeve evropiane, botërore e olimpike të arritura dhe pas monografisë së botuar, Shaban Tërstena do të ndajë për herë të parë pesë “Oskare Olimpike”.  Fituesi i vetëm i medaljes së artë olimpike në mundje nga Maqedonia, ka vendosur që t’i shpërblejë me mirënjohje të gjithë ata meritorët që kanë qëndruar pas tij në rrugëtimin e sukseseve. Tërstena i ka bërë të ditur emrat e të parëve që do të shpërblehen me “Oskar Olimpik”, që sipas tij duhet të jenë Hajrush Sinani, Nase Nasev, Dr. Millosh Vuçudullov, Vasil Tuporkovski dhe Agjencioni për Rini dhe Sport. Pesë “Oskaret Olimpike” do të ndahen nesër në një evenement që do të organizohet në “Aleksandar Pallas” të Shkupit, duke filluar nga ora 11:00.

“Tash un në emrin tim kam përgatitur një mirënjohje për të gjithë ata njerëzit që kanë qenë 20 vite me mua, në fitore, humbje, gëzime, hidhërime e në kohërat më të vështira, duke përfshi edhe intelektualët, gazetarët e mediumet që kanë ditur me respektu kontributin dhe sukseset e mija. Do të jipen katër oskare olimpike, që është simbol i medaljes së artë olimpike. Këto oskaret olimpike do të vazhdojë për disa vite me radhë dhe çdo vit do të shpërblehen nga katër persona”, ka deklaruar për TV Shenja, kampioni Olimpik Shaban Tërstena.

Leave a Reply