Real-Barça, mugon nga një yll në stërvitje te të dyja skuadrat

Real Madrid dhe Barcelona kanë filluar përgatitjet për “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni, që në program është me datë 23 dhjetor në “Santiago Bernabeu”.

Të dyja skuadrat për këtë ndeshje ka gjasa të mos jenë në përbërje të plotë, edhe pse ende është herët për të precizuar një gjë të tillë.

Te Reali i Madridit gjatë seancës së sotme stërvitore ka munguar ylli portugez, Kristiano Ronaldo, teksa te Barcelona pjesë e stërvitjes së zakonshme nuk ka qenë Zhordi Alba.

Mbetet të shihet nëse gjithçka do të jetë në rregull me këto dy futbollistë, të cilët janë pjesë e pandarë e formacionit titullarë te skuadrat e tyre.

Leave a Reply