Shkëndija cakton 4 përballje miqësore në Antalia

Shkëndija e Tetovës ka përcaktuar katër ndeshje kontrolluese për fazën e dytë të përgatitjeve që do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë. Cyrihu, Dinamo e Zagrebit, Gabala dhe Olimpik Donjtesku do të jenë rivalët e “kuqezinjëve”, njofton faqja zyrtare e skuadrës tetovare.

Shkëndija përgatitjet për stinorin pranveror do ti startojë me datë 3 janar të vitit 2018, ndërsa nga data 9-16 janar ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani fazën e parë përgatitore do të zhvillojë në Ohër.

Faza e dytë dhe kryesore do të vijojë prej datës 20 janar në Antalia të Turqisë, ku “kuqezinjtë” do të zhvillojnë edhe katër ndeshjet e paralajmëruara.

Skuadra tetovare ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 22 janar përballë ekipit zviceran të Cyrihut, ndërsa katër ditë më pas “kuqezinjtë” do ti masin forcat me skuadrën ukrainase të Olimpik Donjetskut.

Ndeshja e tyre e tretë do të jetë ajo e 30 janarit përballë Dinamo Zagrebt të Kroacisë, ndërsa ndeshja e tyre e fundit në Antalia të Turqisë do të jetë ajo kundër Gaballa të Azerbajxhanit.

Leave a Reply