Voska Sport cakton 5 ndeshje kontrolluese, nesër luajnë kundër Besës

Voska Sport tashmë gati dy javë ka nisur me fazën e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë unike, njofon “infOSport.mk”.

Trajneri Berat Imeri shprehet i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por edhe kushteve që ka në dispozicion, ndërsa i njëjti nesër do të mund të shoh frytin nga puna e futbollistëve të tij, duke testuar të njëjtit përmes ndeshjes së parë kontrolluese kundër Besës së Dobdërdollit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Ohër me fillim në ora 18:00. Vetëm 5 ditë më vonë po në Ohër, skuadra e Imerit do të përballet me Teteksin, me 27 pritet përballja me Tomorin nga Shqipëria,  ndërsa me 30 korrik do të takohen me Struga Trim Lum.

Ndeshjen e 5-të kontrolluese skuadra e Voska Sport e ka caktuar për me datë 07 gusht, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Egnatias nga Superliga shqiptare. (infOSport.mk)

Ndeshjet miqësore të Voska Sport:

18.07. Voska Sport – Besa Dobërdoll

23.07 Voska Sport – Teteksi

27.07 Voska Sport – Tomori (Shqipëri)

30.07 Voska Sport – Struga Trim Lum

07.08. Voska Sport – Egnatia (Shqipëri)

Leave a Reply