Zidan: Humbja nga Barcelona e dhimbshme, por nuk duhet të dorëzohemi!

Humbja në “El Klasiko” nga Barcelona pranë publikut të tyre në “Santiago Bernabeu” ka qenë e dhimbshme për trajnerin e Real Madridit, Zinedin Zidan. Mirëpo ai mendon se ende ka për t’u luajtur dhe që skuadra e tij lufton në tre fronte.

“Humbja ndaj Barcelonës në këtë mënyrë është shumë e dhimbshme është një goditje e rëndë për ne. Por nuk mund të ngrejmë flamurin e bardhë, duhet të luftojmë dhe të shpresojmë deri në fund. Pas golit të dytë të Barcelonës sfida mori një rrugë pa kthim për ne. Megjithatë jemi ende në lojë në tre kompeticione dhe mund të themi fjalën tonë, nuk duhet të dorëzohemi për asnjë arsye”, ka thënë Zidan.

Leave a Reply