Asani dhe Taipi vazhdojnë me FC Shkupin (FOTO)

FC Shkupi sot edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa pjesë e grumbullimit të parë të skuadrës nga Çairi, ishin edhe dyshja e Shkëndijës, Shpend Asani dhe Shqiprim Taipi, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy stinorin vjeshtor e kaluan në formë huazimi te skuadra e FC Shkupit, ndërsa si duket me paraqitjet e tyre kanë bindur stafin teknik që ata të jenë pjesë e tyre edhe gjatë stinorit pranveror.

“Taipi dhe Asani kaluan 6 muaj pozitiv te Shkupi dhe me shumë gjasa do të vazhdojnë edhe pjesën e mbetur të sezonit. Nga KF Shkupi është kërkuar vazhdimi i huazimit pasi llogarisin në të dy futbollistët tanë dhe parimisht ekziston marrëveshje e cila duhet vetëm të zyrtarizohet në letër”, – thanë enkas për “infOSport.mk” nga Zyra për Marrëdhënie me Publik të KF Shkëndijës.

Asani dhe Taipi te FC Shkupi ishin huazuar për 6 muaj, me ç’rast në fund të vitit 2017-të u skadoi kontrata, mirëpo si duket e njëjta do të vazhdohet edhe për 6 muaj të tjerë.

Që të dy futbollistët gjatë stinorit vjeshtor zhvilluan nga 14 ndeshje me fanellën e FC Shkupit.

 

 

Leave a Reply