NBA, Golden Stejt avanson 2:0 ndaj Klivlend Kavaliers

Golden Stejt mëngjesin e sotëm fitoi finalen e dytë të “play off-it” në NBA, pas triumfit 132:113 ndaj Klivlendit, duke udhëhequr 2:0 serinë e finaleve.

Sfida e dytë finale pati të njëjtën rrjedhë si ajo e para, me Uarriors që patën epërsi gjatë gjithë kohës edhe pse pjesa e parë ishte në përgjithësi e ekuilibruar. Por gjysma e dytë e takimit solli shkëputjen e Golden State, që pati epërsi në parket me lojtarët e tij, duke e merituar fitoren. Të dyja takimet e luajtura në fushën e Golden State u dominuan dhe fituan nga skuadra vendase, që e meriton këtë avantazh të dyfishtë.

Kevin Djurant ishte më i spikaturi në rradhët e Ggolden Stejt, duke realizuar 33 pikë, Stefan Keri ishte më i miri në parket, duke realizuar 30 pikë, 10 kërcime dhe 10 asiste, ndërsa nuk zhgënjeu as Thompson, që në këtë sfidë realizoi 22 pikë. Në anën tjetër LeBron Xhejms me 29 pikë, 11 kërcime dhe 14 asiste ishte më i spikaturi në rradhët e “kavaliersave”, mbështetur nga Love me 27 pikë e Irving që këtë ndeshje e mbylli me 19 pikë.

Tashmë seria e finaleve spostohet në fushën e Klivlend Kavaliers.

Leave a Reply