Tevez braktis milionat kineze, rikthehet në vendlindje

Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez rikthehet në vendlindjen e tij. Ai aktualisht është pjesë e skuadrës kineze të Shanghai Senhua, ndërsa edhe përkundër pagesës së jashtëzakonshme që merr te kjo skuadër,  40 milionë euro në vit, ai prapë nuk është i lumtur.

Sipas medieve italiane, Tevez do të firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin e tij të  zemrës, Boka Xhuniors.

Menaxheri i tij, Adrian Ruoko ka gjetur një akord me klubin kinez për ta prishur kontratën, ashtu që ai shumë shpejt pritet të rikthehet në vendlindjen e tij.

Leave a Reply