Kutinjo arriti në Barcelonë

Përforcimi më i ri i Barcelonës, Filipe Kutinjo ka arritur në kryeqytetin katalunas. Braziliani është kapur nga fotoreporterët, përderisa po zbriste nga avioni, për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re.

Ashtu siç ju njoftuam edhe më herët, Barcelona për shërbimet e Kutinjos do të paguaj 145 milion euro, ndërsa braziliani ditëve në vijim pritet të nënshkruajë kontratë për 5 vite e gjysmë.

Braziliani kështu bëhet futbollisti i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, pas Nejmar (222 milion euro) dhe Kilian Mbape (180 milion euro), të cilët gjatë verës përforcuan rradhët e PSZH-së.

Leave a Reply