CIES: Elseid Hysaj kushton plotë 70.5 milionë euro

Futbollisti i Kombëtares shqiptare që aktualisht mbron ngjyrat e Napolit, Elseid Hysaj është më i shtrenjtë se sulmuesi italian i Torinos, Andrea Belotti.

Një gjë të tillë pohon një vlerësim që mbështetet nga “Observatori i Futbollit Ndërkombëtar” CIES.

Ky institucion që është një ndër më prestigjozët në rang planetar ka publikuar një listë me 100 futbollistët më të shtrenjtë në planet dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 60-të, pikërisht përpara bomberit të Torinos, që pak muaj më parë konsiderohej si një nga futbollistët më të shtrenjtë.

70.5 milionë euro vlerësohet nga CIES kartoni i mbrojtësit shkodran, duke lënë pas edhe emra të tjerë me peshë si Ivan Perishiç, Milinkoviç Saviç dhe Federiko Kieza, që llogaritet si një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit italian.

Më poshtë përmes fotos mund të shihni edhe 10 futbollistët më të shtrenjtë që aktualisht luajnë në “Serie A”.

Leave a Reply