ZYRTARE, Renova bënë edhe goditjen e dytë në merkato, angazhon një mbrojtës

Renova gjatë ditës së sotme ka bërë edhe goditjen e dytë në merkaton e janarit, njofton “infOSport.mk”. Pas sulmuesit Dejan Cvetanoski, skuadra nga Xhepçishti ka angazhuar mbrojtësin Darko Stojanov, i cili në 6 muajt e fundit ishte pjesë e Borecit në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist 27-vjeçar, karriera e të cilit kryesisht është zhvilluar në Maqedoni, me përjashtim të një gjysëmsezoni (01.07.2016-01.01.2017) kur kishte provuar veten në futbollin bullgar me skuadrën e Dunav Ruse.

Ndryshe karrierën e kishte nisur me ekipin e Vardarit, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte zhvilluar te skuadra e Bregallnicës së Shtipit. Pjesë e tyre ishte për plotë 5 vite e gjysmë, mirëpo me ndërprerje, ndërsa gjithashtu ishte edhe nga fillimi i vitit 2017-të, atëherë kur gjatë verës vendosi ti bashkohet Borecit.

Edhe pse luan si qendërmbrojtës, ai shquhet për gjindshmërinë e tij për të shënuar me kokë, gjë të cilën e ka bërë shpeshherë gjatë karrierës së tij. Ai në 136 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit vendor, ka të shënuar plotë 13 gola.

 

Leave a Reply