Taipi: Shpresojmë në befasi ndaj Vardarit

FC Shkupi nesër do ta luaj ndaj Vardarit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë. Para kësaj sfide nga tabori “bardhekaltër” ka folur futbollisti preshevar, Shqiprim Taipi, i cili beson në befasi.

“Sigurisht se skuadra jonë futet me ambicie për ta vazhduar edhe më tej rrugëtimin në Kupën e Maqedonisë. Ndeshja ndaj Vardarit nuk do të jetë aspak e lehtë, por besoj se me menaxhim të mirë të topit dhe lojë të koncentruar mundë të befasojmë kampionët. Sigurisht se duhet menduar edhe për ndeshjen e të dielës, kur luajmë përsëri me vardarin për pikë dhe kjo na bënë që të jemi shumë të kujdesshëm. Gëzon fakti se kemi përmirësuar edhe realizimin, ndërkohë shpresoj që ekipi të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja e pare”, është shprehur për faqën zyrtare të FC Shkupit, Taipi.

Në ndeshjen e nesërme tekniku Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogaritë vetëm Bunjamin Shabanin, ndërsa të gjithë futbollistët tjerë i ka në dispozicion për lojë. Takimi Vardari-Shkupi zhvillohet nesër në “Gjorçe Petrov” duke filluar nga ora 13:00.

Leave a Reply