FIFA do ta bëjë “Botërorin e klubeve” me 24 skuadra

Shtëpia e futbollit Botëror, FIFA do të bëjë ndryshime edhe kompeticionin e Botërorit për Klube. Nga sa njofton FIFA, kemi të bëjmë me një “Botëror” të vërtetë prej 24 ekipesh, të cilësuara si më të mirat e planetit, apo një lloj grupimi të kampionëve të secilit kontinent, pra që vijnë nga e gjithë bota.

Do të jenë pikërisht kampionët e çdo kontinenti që do të kualifikohen në këtë turne, i cili do të zhvillohet gjatë 3 javëve në verë, përafërsisht nga 10-30 qershor, në përfundim të “Ligës së Kombeve”, e që do të përsëritet çdo 4 vite. 24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, të parat e të cilave do të kualifikohen për në fazat me eliminim të drejtpërdrejtë, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Pra, një formulë që parashikon 5 ndeshje për ato që do t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. Vendi ku do të organizohet për herë të parë? Me shumë mundësi do të jetë Kina.

Sa i përket pjesëmarrësve, 12 skuadra do të kualifikohen nga Europa, 5 nga Amerika e Jugut, 2 nga Afrika, 2 nga Azia dhe 2 nga Amerika e Veriut (të cilave do t’u duhet të bëjnë një “play off” me zonën e Oqeanisë për njërin prej këtyre dy vendeve), shto këtu edhe kampionin e vendit organizator.Nga Europa sigurisht nuk do të mjaftonte vetëm fituesi i Çampionsit, kështu që do të marrin pjesë 4 fituesit e fundit, 4 finalistët e fundit dhe 4 të tjerë që kanë renditjen më të mirë të UEFA-s.

Leave a Reply