Tjetër ndërhyrje kirurgjikale për Ibrahimoviç!

Zlatan Ibrahimoviç javë më parë u rikthye në fushat e blerta të futbollit, pasi atij dëmtimi të rëndë, kur mungoi për plotë 6 muaj. Rikthimi i tij pa dyshim se do të jetë një armë shtesë për Mançester Junajtedin, mirëpo suedezi edhe pas këtij rikthimi të suksesshëm, sërish pritet ti nënshtrohet një operacioni tjetër.

Megjithatë këtë radhë lajmi është i një tjetër natyre. E përditshmja turke,“Fanatik” raporton se Ibra është gati të shkojë në Stamboll për një ndërhyrje në hundë, që ka të bëjë me aspektin estetik.

Ibra ka programuar një takim me Erkan Zengin, një mik i tij, që e ka bërë më parë këtë gjë. Madje, Zllatani e kishte tallur mikun e tij për këtë operacion, ndërsa tani ka ndryshuar mendim, duke kërkuar që ta zgjidhë problemin me hundën.

Leave a Reply