Gjorgievski e nis me autogol aventurën te Teuta

Futbollisti maqedonas, Bojan Gjorgievski nuk ka pasur një debutim të mirë me fanellën e  Teutës, njofton “infOSport.mk”. Ai që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e skuadrës durrësake u bë protagonist për të keq, pasi shënoi autogo në kontrolluesen e parë të Teutës në Turqi përballë çekëve të Sllovaçkos.

Pikërisht autogoli i tij në minutën e 80-të bëri që Teuta të humbas ndeshjen, edhe pse skuadra shqiptare të paktën ishte një kundërshtarë i barabartë, madje në disa momente edhe më i mirë.

Kjo vlen sidomos për pjesën e parë kur djemtë e Stavri Nicës dominuan kundërshtarin e tyre, ndërsa vlen të ceket se përveç Gjorgievskit, debutimin e tyre me fanellën e Teutës, edhe atë si titullarë patën edhe Burhan Mustafov dhe mbrojtësi shqiptarë, Amir Bilali.

Leave a Reply