Armando Sadiku kritikëve ju përgjigjet me gol (VIDEO)

Armando Sadiku iu është kundërpërgjigjur kritikave të tifozëve të Legias së Varshavës, duke shënuar në fitoren 4:1të skuadrës së tij në transfertën ndaj Visla Pulavit, ndeshje kjo e vlefshme për ndeshjet e 1/16 së finales së Kupës së Polonisë.

Sulmuesi elbasanas i Kombëtares shqiptare shënoi golin e fundit, të katërtin në minutat shtesë të takimit.

Më ketë gol, Sadiku kompletoi “tripletën” me skuadrën polake, pasi ai tashmë ka shënuar: në kampionat kundër Gornik Zabrze, në kupë ndaj Visla Pulavit dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Astanasë së Kazakistanit.

Leave a Reply