Ajaksi rikthen Huntelarin!

Ajaksi ka njoftuar rikthimin në skuadër të sulmuesit, Klas Jan Huntelar, 8 vite pasi ky i fundit ishte larguar nga Amsterdami në drejtim të Realit të Madridit.

Holandezi 33-vjeçar me Ajaksin ka nënshkruar marrëveshje për vetëm një sezon, ndërsa vjen si futbollist i lirë nga rradhët e Shalke 04.

Huntelar nuk ishte me fat sezonin e fundit, pasi e ndiqnin shumë lëndime, gjë kjo që ndikoi edhe në paraqitjet e tij me fanellën e Shallkes, duke regjistruar vetëm 24 ndeshje dhe 5 gola.

Leave a Reply