Salah drej Liverpulit, Roma e zëvendëson me Berrardin

Agjenti i futbollistit të Romës, Mohamed Salah ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Liverpulit. Një gjë të tillë e ka publikuar e përditshmja italiane “Gazzeta Dello Sport”, të cilët shkruajnë se akordin me futbollistin dhe Liverpulin është arritur, me këta të fundit që kanë mbetur të bëjnë negociata me Romën.

Problemi i vetëm i Liverpulit është shuma që kërkon Roma, me italianët që dëshirojnë ta shesin Salan vetëm për 35 milionë euro.

Në rast se Salah ikën, “romakët” kanë gjetur Domeniko Berardin si zëvendësuesin e tij. Kujtojmë që Salah këtë sezon ka shënuar 15 gola me fanellën e Romës.

Leave a Reply