Bolt bëhet futbollist, të martën prezanton klubin e tij të ri

Kampioni i Botës në 100 dhe 200 metra Usain Bolt ka nënshkruar kontratë profesionale me një skuadër futbolli, emrin e së cilës do ta zbulojë vetëm të martën në mëngjes. Lajmin e ka konfirmuar vetë atleti xhamjkan përmes profilit të tij në “Tëitter”, ku njëherit ka njoftuar se më shumë informacione rreth “transferimit” të tij në botën e futbollit do të jap të martën në mëngjes.

Usain Bolt asnjëherë nuk ka fshehur dëshirën për tu bërë futbollist. Njeriu më i shpejtë në planet është një fans i madh i Mançester Junajtedit, ndërsa një kohë emri i tij lidhej me një transferim të mundshëm te skuadra e njohur gjermane e Borusia Dortmundit, kjo edhe për shkak sponzorit të përbashkët, “Puma”.

Janë minimale mundësitë që Bolt të nënshkruajë me ndonjërën prej këtyre dy skuadrave.

Leave a Reply