Osmani: Fitore e veçant, tash diferenca me Vardarin është 11 pikë! (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës regjistroi fitore me shumë vështirësi ndaj Akademia Pandevit, duke humbur dy penallti dhe me një lojtar më pak në fushë. Trajneri i “kuqezinjëve” Qatip Osmani ka komentuar këto skena pas përfundimit të ndeshjes me Akademia Pandevin, me ekipin e tij që çon diferencën në 11 pikë nga kreu i tabelës ndaj rivalit të tyre për titullin e kampionit, Vardarin.

“Koha e bëri të veten, penalltitë që nuk i shfrytëzuam, 30-të minutat që luajtëm me një lojtar më pak, sigurisht se është një fitore e vlefshme dhe ka një peshë të veçant. Sa i përket lojës, në këtë fushë me borë ishte e rëndë të tregosh kualitet, me Shkëndijën që i mungoi ai kreativiteti. Por megjithatë kjo fitore ka një peshë të veçantë, pasi diferenca jonë tashmë është 11 pikë dhe deri në fund këto duhet të mbahen. Nuk e them që kampionati është i kryer, por besojë që Shkëndija në ndeshjet e radhës më lehtë do t’i marrë pikët”, shprehet trajneri Qatip Osmani për kanalin zyrtar të KF Shkëndijës.

“Shkëndija tregoi një karrakter të fortë dhe të duhur, të cilët për një ekip si Shkëndija që pretendon titull Kampioni, do ju them një ‘Bravo’ të madhe lojtarëve për këtë që e treguan sot”, thotë Osmani.

Shkëndija ndeshjen e radhës në LPFM e luan me Pobedën e Prilepit.

Leave a Reply