Godet Juventusi! Transferon sulmuesin që e kërkon gjysma e Europës

Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferero ka pranuar se ylli i tyre i skuadrës, Patrik Shik do të kalojë në rradhët e Juventusit, pasi Roma “nuk ka para të mjaftueshme”.

Sulmuesi çek bëri një sezon të shkëlqyeshëm në Itali. Shik realizoi 11 gola në 14 ndeshje që i nisi si titullar në “Serie A”.

Klauzola për transferimin e tij kap shifrën prej 25 milion euro. Emri i futbollistit të talentuar 21-vjeçar ishte lidhur ngushtë me disa nga skuadrat më të mëdha në Europë, mirëpo Valter Sabatini, kishte pranuar që disa ditë më parë se “biankonerët” kanë fituar garën për shërbimet e talentit çek.

“Ai shkon te Juventusi” – kishte deklaruar Ferero për “pagineromaniste”.

“ Edhe Roma është skuadra që kishte interesim për të, mirëpo ata nuk kanë të holla. Thoni presidentit të tyre që të kërkoj para” – shtoi numri një i Sampdorias.

Leave a Reply