Burnmaut largoi edhe më shumë Aarsenalin nga TOP4 (VIDEO)

Arsenali ka pësuar një disfatë të hidhur në ndeshjen e javës së 23-të në transfertën ndaj Burnmaut, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse “topçinjtë” kishin epërsi në këtë ndeshje, në fund duheshe të pajtohen me disfatën 2:1, duke u larguar edhe më shumë nga TOP4.

Arsenali pas kësaj disfate mbetet në kuotën e 39 pikëve, duke u renditur në pozitën e 6-të, teksa Burnmauti me këtë fitore tashmë numëron 24 pikë dhe aktualisht mban pozitën e 13-të në renditje.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë Bellerin shënoi golin e epërsisë për “topçinjtë”.

Vendasit u kundërpërgjigjën me golin e realizuar nga ana e Uilson në minutën e 70-të, ndërsa nuk zgjati shumë dhe vetëm 4 minuta më pas, Ibe i dha edhe një goditje tjetër skuadrës së Arsen Venger, ndaj të cilit disa tifozë të revoltuar të Arsenalit shprehën shumë pakënaqësi, duke kërkuar që tani të largohet nga bankina e skuadrës londineze.

Leave a Reply