ZYRTARE, Mërgim Brahimi bëhet i Panionios

Futbollisti shqiptarë Mërgim  Brahimi edhe zyrtarisht karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Greqi, te skuadra e Panionios. Mesfushori kosovar në këtë mënyrë i dha fund qëndrimit të tij të gjatë në futbollin zviceran, ku deri më tash kishte veshur fanellat e skuadrave si, Arau, Vohlen dhe Grasshopers.

Zyrtarizimi i përfaqësuesit të Kosovës është bërë publik nga vet faqja zyrtare e klubit grek, ndërsa detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

“Panionios konfirmon fillimin e bashkëpunimit me futbollistin Mërgim Brahimi. Mesfushori kosovar nënshkroi kontratën e tij gjatë të dielës dhe do të bartë fanellën me numër 9” – thuhet në faqen zyrtare Panioniosit.

Pas nënshkrimit të kontratës për sajtin zyrtarë të klubit grek, ishte shprehur edhe futbollisti kosovar nga Istogu, i cili kishte thënë se është i lumtur që po i bashkohet kësaj skuadre dhe se mezi pret debutimin e tij me fanellën e Panionios.

“Jam shumë i lumtur me transferimin tim te Panionios. Shpresoj të filloj punën më shpejt me ekipin tim të ri, trajnerin dhe shokët e ekipit tim. Shpresojë të punojmë mirë dhe në fund të kemi një vit të shkëlqyer”, – ishte shprehur fillimisht Brahimi, i cili gjithashtu kishte folur edhe për ndeshjen që skuadra e tij e kishte zhvilluar ndaj Smyrnis, ndeshje të cilën ai e kishte ndjekur nga tribunat.

Leave a Reply