Vëllazërimi cakton miqësoren e parë

Vëllazërimi i Kërçovës të hënën edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për sezonin e ri, ndërkohë drejtuesit e kësaj skuadre përveç  prurjes së futbollistëve të rinj, paralelisht janë duke punuar edhe në caktimin e ndeshjeve miqësore, përmes të cilave trajneri i tyre do të ketë një pasqyrë më të mirë lidhur me futbollistët e rinj që do të afrohen në skuadër, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj kërçovarë tashmë kanë caktuar edhe ndeshjen e parë kontrolluese, që do ta zhvillojnë kundër Renovës në Ohër.

Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohet me datë 26 janar, ndërsa përveç kësaj ndeshje drejtuesit e skuadrës kërçovare së shpejti do të bëjnë të ditur edhe emrat e kundërshtarëve të tjerë.

Rikujtojmë Vëllazërimi pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e parë, ashtu që me disa përforcime të qëlluara shpresojnë se pas shumë viteve ëndërrën do e bëjnë realitet dhe se do të jenë pjesë e elitës së futbollit vendor.

Leave a Reply