Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Valon Et’hemi i bashkohet Maqedonisë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit që ekipi përfaqësues i vendit tonë do ti zhvillojë kundër Armenisë me 11 nëntor në transfertë dhe Islandës me 14 nëntor në Shkup.

Ndër emrat e ftuar, ashtu siç informoi “infOSport.mk” ditë më parë, është edhe ai i Valon Et’hemit, ish futbollistit të Kukësit, që aktualisht luan me skuadrën e Istanbulspor në Kategorinë e Parë turke.

Ndërkohë edhe përfundimisht për këto ndeshje seleksionuesi Milevski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Arijan Ademit, i cili do të mungojë për disa muaj nga fushat e futbollit, ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Enis Bardhit.

Leave a Reply