Bufon mungon edhe ndaj Xhenoas, humb mundësinë e rekordit në “Serie A”

Xhanluixhi Bufon do të mungojë edhe në ndeshjen e së hënës ndaj Xhenoas. Kështu raportojnë mediat italiane, sipas të cilave kapiteni i Juves nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa me këtë ai do të humbas mundësinë  për të barazuar rekordin e Paolo Maldinit.

Ish mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares italiane, ka regjistruar 647 paraqitje në “Serinë A”, pra 18 më tepër se Bufon, i cili deri më tani ka zhvilluar 629 ndeshje.

Duke pasur parasysh se deri në mbyllje të sezonit aktual në elitën e futbollit italian kanë mbetur vetëm edhe 18 ndeshje, dhe se Bufon nuk do të paraqitet në ndeshjen me Xhenoan, legjenda e Juves dhe Kombëtares italiane nuk do të ketë mundësinë për të tejkaluar Maldinin, gjithmonë nëse tërhiqet në fund të sezonit, ashtu siç ka paralajmëruar.

Leave a Reply