Murinjo pranë rinovimit të kontratës me Junajtedin

Edhe pse ditë më parë mediat britanike shkruanin për një largim të tij nga Mançester Junajtedi, gjërat tashmë qëndrojnë ndryshe dhe thuhet se trajneri portugez, Hoze Murinjo është i gatshëm për të qëndruar në “Old Traford” dhe bashkë me “Djajtë e Kuq” të synojnë tituj sa më shumë.

Mediat britanike thonë se Murinjo është gati të firmosë zgjatjen e kontratës me Junajtedin, sipas së cilës në “Old  Traford” do të qëndronte deri në verën e vitit 2021, me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.

Sipas “Telegraph”, janë mbyllur të gjitha detajet e kontratës dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj. Me shumë gjasa firma në kontratë mund të vijë në të njejtën kohë me atë të kilianit Aleksis Sançez, që shihet si një ndër përforcimet më të bujshme.

Leave a Reply