Edhe një futbollist tjetër largohet nga Vardari

Skuadra kampione e Vardarit është ndarë edhe me një futbollist tjetër. Pjesë e “kuqezinjëve” në stinorin pranveror nuk do të jetë Boban Nikolov, i cili karrierën e tij do ta vazhdoj në Hungari, te skuadra e Videoton. Rikujtojmë një ditë më parë nga kjo skuadër u largua edhe Besir Demiri, ndërsa menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtor u larguan braziliani Italo dhe gjeorgjiani, Xhambul Xhigauri.

Nikolov pjesë e Vardarit ishte që nga vera e vitit 2015-të, duke zhvilluar plotë 78 ndeshje dhe realizuar 11 gola. Kësisoj 23-vjeçari me origjinë nga Shtipi, sërish rikthehet në skenën ndërkombëtare, duke pasur parasysh se para transferimit të tij te Vardari, ai luante në Rumani me skuadrën e Vitorul, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e skuadrës së Akademia Haxhi, po në Rumani, te e cila skuadër ishte transferuar që në moshën 16-vjeçare nga rradhët e Bregallnicës së Shtipit.

Leave a Reply