E konfirmojnë edhe nga Shalke 04, Goretzka në verë te Bajerni

Bajern Munihu ka arritur marrëveshje dhe nga vera edhe zyrtarisht do të transferojë reprezentuesin gjerman, Leon Goretzka nga rradhët e Shalke 04. Një gjë të tillë ka konfirmuar drejtori i skuadrës nga “Gelzenkirshen”, Kristian Hejdëll. Ai potencoi se marrëveshja e Goretzkas me ekipin e tyre skadon gjatë verës, atëherë kur Goretzka do të kalojë te “bavarezët”, edhe përkundër faktit se për shërbimet e tij interesoheshin një numër i madh i skuadrave të njohura evropiane.

“Leon Goretzka na informoi në fillim të javës se dëshiron të largohet nga Shalke në drejtim të Bajernit të Munihut. Një lajm të këtillë e pritëm me shumë dëshpërim, pasi me gjithë forcat tona tentuam ta mbajmë në rradhët tona, mirëpo ai dëshironte që të ec para në karrierën e tij. Madje verën e kaluar arritëm marrëveshje me agjentin e tij, mirëpo edhe kjo nuk kreu punë. Rumenige na njoftoi se Goretzka po kalon viztat mjekësore te Bajerni dhe se do të nënshkruajë kontratë, e cila hyn në fuqi nga 1 korriku u vitit 2018-të”tha Hejdëll.

Leave a Reply