Drejtori i ARSM-së Mojsoski, viziton KF Studeniçani

Sot për vizitë pune në Komunën e Studeniçanit ishte Drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit nga ana e Kryetarit, Azem Sadiku, u njoftua për projektet sportive në komunën e tij, përfshirë këtu edhe Qendrën Rekreatve Sportive – Studeniçani.


Studeniçani bëhet me klub futbolli


Kujtojmë tashmë disa vite në kuadër të projekteve të rëndësishme sportive në këtë Komunë, ekziston edhe shkolla e futbollit Studeniçani, e ku Kryetari i këtij klubi Fatmir Iseni, bashkë me nënkryetarin Nehat Elmazi,  e njoftuam drejtorin për projektet dhe planet e së ardhmes të këtij klubi, që aktualisht punon me grupmoshat e reja të gjeneratave, 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.

Drejtori i ARSM-së, vizitoi këtë klub me kënaqësi, duke iu dhuruar atyre rekuizita sportive dhe topa futbolli.

Një gjest ky mjaft i mirë i Drejtorit, Naumçe Mojsoski, një emër i njohur në sportin tonë vendor, hendbollist mjaft i suksesshëm, që gjithnjë dëshiron të jetë pranë sportistëve të vërtetë dhe fëmijëve që e duan sportin.

Leave a Reply