Arda Turan debuton me gol te Bashakshehir (VIDEO)

Arda Turan ka debutuar me gol me fanellën e Bashakshehir. Mesfushori turk shënoi në fitoren 0:3 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Bursasporit, duke bërë që skuadra e tij e re të mos lëshojë kreun e tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”.

Arda Turan në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, ndërsa golin e parë me fanellën e Bashakshehir e gjeti në minutën e 84-të, kur  shënoi për 0:3. Paraprakisht golat për ekipin e Bashakshehir i shënuan Atamah (17’) dhe Mossoro (58’).

Arda Turan te Bashakshehir erdhi nga rradhët e Barcelonës në formë huazimi, ndërsa me të në skuadër drejtuesit e skuadrës nga Stambolli shpresojnë që më në fund të kurorëzohen me titullin e kampionit.

Falë fitores së sotshme, Bashakshehiri kryeson renditjen me 39 pikë, 3 më shumë se Fenerbahçe në vendin e dytë, teksa Bursaspor mbetet në pozitën e 9-të me 25 pikë.

Leave a Reply