Bajerni mund Verderin me përmbysje (VIDEO)

Bajern Munih vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë mposhtën me përmbysje 4:2 Verder Bremenin në “Alianc Arena” duke thelluar akoma edhe më shumë diferencën me ndjekësit e saj më të afërt.

Me këtë sukses të besuarit e Jup Henkes tashmë kanë 16 pikë më shumë se skuadra e dytë në renditje, Bajer Leverkuzenin, që ndjek nga pas me 31 pikë. Verder që këtë edicion po lufton për mbijetesë, e nisi mjaft mirë ndeshjen duke surprizuar Bajernin pas golit të shpejtë të shënuar nga Gondorf në minutën e 25-të, ndërsa 4 minuta para fundit të pjesës së parë Myler solli simetri në rezultat.

Ishte Levandosvki, ai i cili shënoi golin e dytë për Bajernin, duke siguruar për herë të parë avantazhin e “bavarezëve” në këtë ndeshje me golin e realizuar në minutën e 63-të, ndërsa po i njëjti futbollistë në minutën e 77-të falë një asisti të Myler shënoi edhe golin e tretë për Bajernin, duke iu kundërpërgjigjur atij autogoli të Shule 3 minuta më herët, kur Verder Bremeni  ngushtoi epërsinë e “bavarezëve”.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Bajerni i Munihut 4, Verder Bremeni 2, e vendosi Tomas Myler me golin e realizuar në minutën e 84-të.

Me këtë dopietë 28-vjeçari gjerman arriti një shifër jubilare prej 100 golave të shënuar me fanellën e Bajernit të Munihut.

Leave a Reply