Messi me driblimet e tij bënë për vete edhe tifozët e Betisit (VIDEO)

Lionel Mesi mbrëmë ka dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Betisit, duke bërë tifozët e kësaj skuadre që për një çast të harrojnë skuadrën e tyre dhe të duartrokasin yllin argjentinas që po masakronte lojtarët e këtij ekipi në fushë.

Një moment i tillë në ndeshjen e mbrëmshme midis Betisit dhe Barcelonës u vërejt në minutën e 86-të, kur tifozëria vendase nuk u rezistoi dot driblimeve dhe performancën që po shfaqte në ato momentr ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, duke duartrokitur lëvizjet e tij.

Mesi mori topin në gjysmëzonën e skuadrës së tij, ndërsa pasi kaloi Guardadon, Bodebuzn dhe Durmishin, mbylli aksionin duke i kaluar sferën mes këmbëve pikërisht Guardados për të vazhduar i qetë kundërsulmin.

Gjitha këto lëvizje të “pleshtit” shkaktuan shumë ovacione në shkallët e stadiumit nga tifozeria vendase e Betis, e ndërgjegjshme që po shihte në fushën e lojës një spektakël të rrallë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1778892082405386&id=1515690015392262

Leave a Reply