Pobeda emëron përkohësisht një presidente femër

Pas shumë ndryshimeve në formacion, te Pobeda janë bërë ndryshime edhe në strukturat udhëheqëse. Kësisoj skuadra nga Prilepi ka emëruar përkohësisht në postin e presidentit një femër, gjë kjo që nuk kishte ndodhur më parë në futbollin tonë vendor.

Në vend të numrit një të deritanishëm të Pobedës, Goce Ingilizov, ëstë emëruar Irena Jakimoska, bashkëpronare e kompanisë, “Komfi Angel”.

Për këto ndryshime dhe më shumë informacione rreth skuadrës së tyre, nga ekipi i Pobedës kanë paralajmëruar që një gjë të tillë do bëjnë përmes në konference për shtyp që do zhvillojnë gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply