Armend Alimi flet për golin e shënuar (VIDEO)

Armend Alimi është emri i parë që u regjistrua në listën e golashënuesve të Shkëndijës për sezonin e ri futbollistik, 2017/2018. Mesfushori kumanovarë shënoi një super gol ndaj Vardarit në takimin derbi të xhiros së parë, ku Shkëndija regjistroi fitore me rezultatin 2:0.

“Normal kësij lloj ndeshjes, posaçërisht kundër Vardarit është shumë e vështirë të shënosh gol. Krijuam shumë raste të qindpërqindta, nuk arritëm të shënojmë, ishte ai momenti i golit tim mendoj se nuk është hera e parë që shënojë gola të këtillë, por kënaqësia është më e veçantë kur shënon ndaj një Vardari” – tha Alimi, i cili realizoi golin e tij të tretë personal në përballjet ndaj Vardarit.

Leave a Reply