Lamtumirë e hidhur e “mbretit” të atletikës, Usain Bolt (VIDEO)

Tjetër zhgënjim nē Botërorin e atletikës në Londër për Usain Bolt. Kësaj radhe në stafetēn 4×100. Sprinteri xhamajkan me famë ndërkombëtare u rrëzua gjatë garës, duke mos e mbyllur atë.

Në këtë mënyrë njeriu më i shpejtë i cili mban në pronësi rekordet në garën e 100 dhe 200 metrave e mbyll karrierën me një fund jo të mirë.

Edhe pse është vetëm 30-vjeçari, atleti xhamajkan që para fillimit të këtij Botërorit kisht paralajmëruar largimin e tij, edhe pse mund të ndryshojë mendje, sidomos pas këtyre ndodhive që i përjetoi këtu në Londër.

Ndryshe stafeta u fitua nga Britania e Madhe që në fund arriti me kohën prej 37.47 sekonda, që la pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duheshe të pajtohen me medaljen e argjendtë pas kohës së arritir prej 37.52 sekonda, teksa medalja e bronzit u takoi garuesve japonez, që në finish arritën me kohën prej 38.04 sekonda.

Leave a Reply