Junajtedi, klubi me më shumë para të arkëtuara këtë sezon!

Mançester Junajtedi është skuadra që ka arkëtuar më shumë para gjatë sezonit të kaluar. Në klasifikimin special të “Deloitte Football Money League’, Djajtë e Kuq mbajnë vendin  e parë pasi gjatë sezonit të kaluar kanë arkëtuar shifrën e çmendur të 676,3 milionë eurove duke lënë pas Realin e Madridit që u shpall kampion Europe dhe kampion Bote me 1,7 milionë euro më pak  dhe Barcelonën që plotëson shkallën më të ulët të podiumit me 648,3 milionë euro në total arkëtime.

Bayern Munihu, Mançester Siti, Arsenal, Paris Sen Zhermen, Çelsi, Liverpul dhe Juventus që plotëson 10-shen e parë. Nga klubet e njohura në Europë një hap të rëndësishëm përpara ka bërë Interi që është ngjitur në vendin e 15-të me 80 milionë euro më shumë përfitime se një sezon më parë. Keq Milani që ka rrëshkitur nga vendi i 16-të në të 21-tin.

Leave a Reply