Maqedonia e nis ndaj Gjibraltarit në Ligën e Kombëve

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve të UEFA-së do ta zhvillojë më 6 shtator kundër Gjibraltarit në terren mysafir.

Më 9 shtator ndeshjen e parë si vendas përfaqësuesja e vendit e zhvillon kundër Armenisë. Më 13 tetor Maqedonia pret Lihtenshtejnin, ndërsa tre ditë më vonë si mysafirë në Erevan luan me Armeninë.

Ndeshjet e nëntorit Maqedonia i luan në datat 16 dhe 19. Fillimisht si mysafirë përballet me Lihtenshtejnin, ndërsa garat i mbyll në shtëpi me Gjibraltarin.

Leave a Reply