Imeri, super gol në fitoren e Kamzës (VIDEO)

Demir Imeri stinorin pranveror në elitën e futbollit shqiptarë e nisi në mënyrën më të mirë, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti kërçovarë shënoi një gol në fitoren 3:1 të Kamzës ndaj Laçit, duke i dhuruar tre pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij në garën për një vend në garat evropiane.

Imeri shënoi golin e dytë, kur ktheu për herë të dytë epërsinë e skuadrës vendase, duke shënuar në ato momente për 2:1.

Kamza-Laci (Përmbledhje)

Kamza-Laci (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 26 януари 2018 г.

Ishte ky një super gol i Imerit në minutën e 74-të, ndërsa deri në fund Kamza shënoi edhe golin e tretë me anë të Xhuljo Memetit në minutën e 86-të.

Ndryshe për epërsinë e parë të Kamzës në këtë ndeshje u përkujdes Ymeraj në minutën 3-të, teksa golin e përkohshëm të barazimit për Laçin në minutën e 57-të e kishte realizuar braziliani, Reginaldo nga pika e bardhë.

Për Demir Imerin ishte ky goli i tretë i shënuar gjatë këtij edicioni në Superligën shqiptare, ndërsa formën e tij të mirë në të cilën ndodhet futbollisti kërçovarë e dëshmoi që në fazën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë në ndeshjet kontrolluese të Kamzës.

Leave a Reply