Renova nënshkruan me talentin 20-vjeçar, vjen nga Kroacia

Renova ka arritur që të angazhojë edhe një futbollistë tjetër ofenziv gjatë merkatos së janarit,  njofton “infOSport.mk”. Drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti kanë arritur që të bindin 20-vjeçarin Vllatko Stojanovski, i cili te Renova vjen nga skuadra e Dugopolje, që garon në Ligën e Dytë Kroate. Stojanovski me ekipin tetovar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë drejtori sportiv, Lirim Saiti.

“Po kemi nënshkruar kontratë dy vjeçare me këtë futbollist të talentuar, me të cilin sulmi ynë do të përfitoj në kualitet. Besojmë se kemi arritur marrëveshje me një futbollist mjaft cilësor, ndërsa nuk përjashtojmë mundësinë që të transferojmë edhe ndonjë futbollistë tjetër ditëve në vijim” – tha Saiti.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist mjaft të talentuar, i cili rrjedh nga shkolla e Metalurgut, nga e cila skuadër në shtatorin e vitit 2016-të u transferua te skuadra e RNK Split. Pjesë e tyre Stojanovski ishte deri gushtin e vitit 2017-të, mirëpo në ndërkohë duk u huazuar te skuadra e Neretvanac, që më pas nga vera e vitit 2017-të, të transferohet te Dugopolje.

Me këta të fundit ai zhvilloi 16 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola, ndërsa aftësitë e tij shënuese, Stojanovski i dëshmoi që në debutimin e tij me Renovën në ndeshjen e sotme ndaj Vëllazërimit, kur shënoi golin e tretë në fitoren 5:0.

Vllatko Stojanovski i cili njëherit është edhe anëtarë i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, është përforcimi i katërt i Renovës gjatë këtij afati kalimtar të dimrit, pas Dejan Cvetanoskit, Darko Stojanovit dhe brazilianit Fernando Silva.

 

Leave a Reply