Futsal Shkupi paralajmëron një super përforcim

Futsal Shkupi stinorin pranveror e nisi me këmbë shumë të mbarë. Pas kualifikimit në çerekfinale një javë më parë kur eliminuan Astibon (5:1), ata të dielën shënuan fitore edhe në ndeshjen kampionale ndaj po të njëjtës skuadër, kësaj rradhe me rezultatin 7:3, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një paralajmërim i mirë për “bardhekaltërit” nga Çairi, të cilët synojnë të mbrojnë titullin e kampionit dhe të triumfojnë në Kupën e Maqedonisë, ndërsa për këtë drejtuesit e Futsal Shkupit po punojnë në angazhimin e lojtarëve të rinj. Pas rikthimit në skuadër të super dyshes, Erkan Seferi –  Rexhep Sulejmani, skuadra nga Çairi ka paralajmëruar edhe një emër tjetër, të cilin megjithatë nuk e bënë publik.

Të njëjtin sipas asaj që shkruhet në faqen e tyre zyrtare në “facebook” do ta shpalosin të premten, kur edhe zyrtarisht pritet të prezantohet para mediave.

Leave a Reply