Florent Hasani firmos me Diosgyor-in e Hungarisë

Mesfushori i ri kosovar Florent Hasani ka zyrtarizuar transferimin në elitën e futbollit hungarez te skuadra Diosgyor. 20 vjeçari dhe menaxherët e tij kanë mbyllur me sukses bisedimet me drejtuesit e ekipit hungarez, pas çka kanë firmosur kontratën e cila Hasanin e lidh me Diosgyroin për 3.5 vitet e ardhshme.

Lëvizja e reprezentuesit të shpresave të Kosovës nga Trepça 89′ te Diosgyori u bë me ndërmjetësim të menaxherit shkupjan, Meriton Berisha dhe atij hungarez, Atilla Georgi të cilët edhe një herë konfirmojnë bashkëpunimim e shkëlqyeshëm të nisur vite më parë me futbollistin aktual të Levantes, Enis Bardhi. Tani më ish-futbollisti i Trepçës 89′, Florent Hasani pasi firmosi kontratën u prezantua si futbollist i ri i Diosgyorit, ku pritet të vazhdojë me paraqitjet e shkëlqyeshme si në rradhët e ekipit mitrovicas dhe përfaqësueses U 21 të Kosovës.

Leave a Reply