Jahoviqi largohet nga Goztepe, firmos me Konjasporin

Futbollisti nga Maqedonina, Adis jJahoviqi është larguar nga Goztepe, duke firmosur zyrtarisht me skuadrën e Konjasporit. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet nënkryetari i Konjasporit, Ahmet Bajdar, i cili ka njoftuar se me Jahoviqin kanë firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke Konjaspori ka paguar një shumë prej 1.5 milionë eurove për të bërë të vetin Jahoviqin, me këtë të fundit i cili shkëlqeu gjatë gjysmësezonit vjeshtor duke realizuar 14 gola në 18-të ndeshje të zhvilluara. Jahoviqi më herët ka luajtur edhe për skuadrat si Krylia Sovetov, Rijekës dhe Vorsklas.

Leave a Reply