Federata franceze pezullon me 3 muaj arbitrin Çapron

Arbitri francez Toni Çapron që u bë i njohur në përballjen PSZH-Nant për shkak të atij gjesti të pahijshëm ndaj futbollistit në fushë, ka gjetur më në fund dënimin. Federata franceze e Futbollit ka pezulluar për 3 muaj arbitrtin Çapron për sjellje të pahijshme për një gjyqtar të futbollit. Arbitri në fjalë u rrëzua joqëllimisht nga një lojtar i Nantit në fushë, ndërsa Çapron para se të ngrihet tentoi ta rrëzojë të njejtin dhe më pas e ndëshkoi me karton të kuq.

Arbitri francez u mor në pyetje për këtë incidenet nga Komisioni i Disiplinës, me këta të fundit që vendosën masë relativisht të butë ndëshkimore në raport me imazhin e keq që përçoi sjellja e tij në opinionin sportiv.

Leave a Reply