Shkupi shumë afër senegalezit Gomis!

Honore Gomis është shumë pranë firmosjes së kontratës me FC Shkupin. Sulmuesi senegalez disa ditë me rradhë po stërvitet me skuadrën nga Çairi, ndërsa sot zhvilloi edhe ndeshjen e tij të dytë me fanellën “bardhekaltër”.

Për dallim nga ndeshja ndaj boshnjakëve të Çelik, kur në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, sot përballë ukrainasve të Çernomorec Odesa, ai luajti që nga minuta e parë, madje duke rrezikuar në disa raste portën kundërshtare.

Bëhet fjalë për një super sulmues, i cili vitin e kaluar ishte shpallur si futbollisti më i mirë në futbollin senegalez, ndërsa gjithashtu edhe si golashënues dhe asistues më i mirë me fanellën e skuadrës së Guédiaëaye.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Gomis është pëlqyer nga ana e  trajnerit Ardian Nuhiu, i cili beson se me të në skuadër, FC Shkupi do të përfitojë në cilësi dhe se do të jetë një super përforcim për skuadrën e tij gjatë stinorit pranveror. Rikujtojmë FC Shkupi pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e 6-të me 23 pikë, vetëm dy pikë më pak se skuadra e katërt në renditje, Akademia Pandev.

Leave a Reply