FC Shkupi fiton Oztepen dhe mbyll aventurën në Antalia

FC Shkupi ka gjetur fitoren në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, duke mundur Oztepen e Kazakistanit me rezultat 2:1. Goli i parë për “bardhekaltërit” u shënua nga Jasharoski, ndërsa Oztepe pak parafundit të pjesës së parë barazuan për 1:1.

Ndërkohë golin për fitoren e parë të Shkupit në Antalia e realizoi Stojkoski në minutën e 78-të. Skuadra nga Çairi kishte edhe disa raste tjera për të rritur epërsinë, mirëpo nuk arritën që të finalizojnë. Kjo ishte fitorja e parë për FC Shkupin, ndërsa në ndeshjet tjera regjistroi barazime edhe një disfatë.

Skuadra “bardheblu” me këtë përballje përfundon me përgatitjet në Antalia të Turqisë dhe gjatë ditës së nesërme pritet që të rikthehen në Shkup.

Leave a Reply