Skënderbeu bënë edhe goditjen e fundit në merkato! (FOTO)

Skuadra korçare e Skënderbeut ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit nga Gambia, Kabba Sambou. 21-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e “bardhekuqve”, ndërsa pasi kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore, nënshkroi një kontratë për dy vite e gjysmë me kryesuesit e Kategorisë Superiore, raportojnë nga klubi korçar.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi sepse Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë. Drejtuesit kanë besim tek unë prandaj më morën. Tani do më duhet të punoj fortë”, tha Sambou.

Mesfushori me tipare mbrojtëseqë është pjesë e kombëtares së Gambias, njëjtë sikurse edhe sulmuesi Ali Soue, në pjesën e parë të kampionatit është aktivizuar me skuadrën kampione të Kosovës, Trepça 89’, ndërsa Drejtuesit e Skënderbeut kanë mbyllur marrëveshjen në kohën e duhur, sepse Sambou kërkohej në Greqi e Belgjikë.

Leave a Reply