Dështon transferimi i Grboviç te Pobeda

Stefan Grboviç nuk do të jetë pjesë e Pobedës së Prilepit, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse fillimisht u bë e ditur se futbollisti serb do të jetë pjesë e skuadrës nga Prilepi, deri te realizimi i një transferimi të tillë nuk erdhi. Një gjë të tillë konfirmuan edhe nga vetë tabori i skuadrës së Pobedës, të cilët kishin hequr dorë nga angazhimi i 23-vjeçarit për shkak dokumentacionit jo të plotë dhe problemeve që Grboviç kishte me klubin e tij, Teleoptik.

Grboviç madje gjatë ditës së djeshme kishte dalë në stërvitje me Pobedën,  skuadër kjo e cila ishte një ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit nga ana e skuadrave të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply