Amir Bilali dhe Teuta bëhen me trajner të ri

Gentian Begeja është trajneri më i ri i skuadrës së Teutës së Durrësit, ku luan edhe shqiptari nga Maqedonia, Amir Bilali. Lajmi është bërë publik nga vetë kubi durrsak, edhe në rrjetet sociale, ndërsa Begeja pritet të zbresë që sot, të drejtojë stërvitjet e skuadrës.

Begeja vjen si zëvendësues i Stavri Nicës, që dha dorëheqjen pas vetëm 3 javësh në stolin e Teutës. Begeja pjesë e Teutës ka qenë edhe disa herë në të kaluarën, ndërsa rasti i fundit ishte në sezonin 2014/15.

Leave a Reply